E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në Fier, motori përplas për vdekje këmbësorin
Publik News

Aksident në Fier, motori përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident ka ndodhur pranë parkut të policisë së qytetit të Fierit. Automjeti ka përplasur një këmbësor për vdekje. Aksidenti me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qendër të qytetit jugor, pranë Parkut Qendror.

Një person që po kalonte me motor ka goditur një person tjetër që po ecte në këmbë anës rrugës, që nuk e ka parë e për pasojë këmbësori është përplasur përtokë.

Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka ardhur dhe autoambulanca, duke e marrë e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal, për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore, por nuk shpëtoi dot.

Policia tashmë po merret me zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Pritet dalja e Policisë Vendore në Fier me një komunikatë për median, për hollësi të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth 19:40, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip “Honda” ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar shtetasi Sh. K në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.