Aksident në Korçë, makina humb kontrollin bie nga ura
Një 40-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë të Korçës.
R.B është aksidentuar teksa drejtonte mjetin “Nissan”, me targa AA 025 GR.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është dërguar në spital pasi ka mbetur i plagosur, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve
Më datë 11.02.2018, jemi njoftuar se shtetasi R.B, rreth 40 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa AA 025 GR, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë.
Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



