Aksident në minierën e kromit në Bulqizë, plagoset rëndë punëtori
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, ku një punëtor 45-vjeçar ka pësuar lëndime serioze. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet, dhe policia ka proceduar drejtuesin teknik të minierës për mosrespektim të masave të sigurisë në vendin e punës.
“Sipas informacionit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori. Në bazë të hetimeve, është nisur procedim penal ndaj shtetasit Sh.D., 40 vjeç, nga Tirana, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ky individ, në cilësinë e tij të drejtuesit të punimeve në një subjekt privat, nuk ka marrë masat e duhura të sigurisë, gjë që çoi në lëndimin e punëtorit O.B., 45 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



