E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident tjetër i rëndë në Librazhd: furgoni me 3 persona bie në humnerë
Lajme

Aksident tjetër i rëndë në Librazhd: furgoni me 3 persona bie në humnerë

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në librazhd: në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në Pishkash, një furgon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit E.M., 22 vjeç, dhe K.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçe.

Ata janë transportuar për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon pêr zbardhjen e shkakut të aksidentit, njoftoi Policia.

Ky është i dyti aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima, që ndodh brenda pak orësh në Librazhd.

Mbrëmjen e së premtes,  rreth orës 17:00, në Qafë Thanë, autobusi me targa AA 723 OP i drejtuar nga L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fieriti mbushur me nxënës të një shkolle të Roskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit,  ka dale nga rruga.

Për pasojë, u lënduan lehtë shtetasit: L. V., 17 vjeçe, E. D., 15 vjeç, N. H., 17 vjeçe, B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D. V., 17 vjeç, M. V., të cilët pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë, u larguan për në banesat e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.