E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident tragjik, humb jetën vëllai i Gjestit
Showbiz

Aksident tragjik, humb jetën vëllai i Gjestit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Qungur të Pejës, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë.

Zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi, ka konfirmuar se aksidenti përfshinte një veturë dhe një katërçikletë. Viktima, identifikuar si Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti, ka ndërruar jetë në vendngjarje. I lënduari tjetër është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës.

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Qungur të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Gashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.