Aksident tragjik me humbje jete në aksin Velipojë-Shkodër
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”.
Një 74-vjeçar, Balto Palaj, përplasi me automjetin e tij 67-vjeçarin Fatmir Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e plagëve të marra, Kraja ndërroi jetë në spital.
Policia njofton se drejtuesi i automjetit është arrestuar nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor.
Në njoftim thuhet:
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B.P., 74 vjeç, banues në Shirq, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor ‘Velipojë-Shkodër’, me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur shtetasin F.K., 67 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, shtetasi F.K. ka humbur jetën në spital.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



