Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 18-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në dalje të Fushë-Krujës, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 18-vjeçar, i cili po shtynte një automjet tip “Mercedes” që ishte fikur në mes të rrugës.
Viktima është identifikuar si Irdi Laci. I riu u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, por për shkak të plagëve të marra nuk arriti t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit tip fuoristradë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, ku po merret në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore, ndërsa pritet ekspertiza teknike për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit tragjik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



