E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti/Dy makina të përplasura ‘kokë më kokë’, viktima ende brenda në makinë
Publik News

Aksidenti/Dy makina të përplasura ‘kokë më kokë’, viktima ende brenda në makinë

Pamjet e mësipërme janë dy makinat që janë përplasur pak minuta më parë në Fier, ku deri tani raportohet për një të vrarë. Viktima ndodhet brenda fuoristradës tip Mercedes Benz ML.

Nuk dihet nëse viktima është qëlluar me armë zjarri pas aksidentit apo atij i është bërë pritë qëllimisht dhe më pas është ekzekutuar. Burimet bëjnë me dije se i vdekur ka mbetur shtetasi Shkëlzen Kastrati.

Nga fotot shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Personi i vrarë ndodhet brenda mjetit të tij tip Mercedes Benz ML. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja, vendi i quajtur rrethrrotullimi i Sheqit, janë grumbulluar shumë qytetar.

Disa prej tyre janë tronditur nga vrasja pasi kanë qenë duke kaluar aty me fëmijët. Deri tani nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Nga vendngjarja:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.