E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti/ Ish-kryebashkiaku i Himarës njihet sot me masën e sigurisë!
Lajme

Aksidenti/ Ish-kryebashkiaku i Himarës njihet sot me masën e sigurisë!

Ka mbërritur sot në Gjykatën e Vlorës, ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, i cili dy ditë më parë aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar. Bollano do të njihet me masën e sigurisë.

Ai qëndronte në spital per shkak te gjendjes së rënduar shëndetësore, ndërsa me pranga ne duar dhe i shoqëruar nga policia Bollano iu drejtua gjykatës.

Ish-kryebashkiaku aksidentoi ditën e mërkurë, duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Orikum-Llogara, shtetasin Elio Hamiti, 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi i policise nje dite me pare

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.