E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti tragjik në Prrenjas/ A vdiq turistja gjermane nga vaji i hedhur në rrugë?
Lajme

Aksidenti tragjik në Prrenjas/ A vdiq turistja gjermane nga vaji i hedhur në rrugë?

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Prrenjas, ku një kamion, përplasi një automjet ku udhëtonin një çift nga Gjermania, turistë. Kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)

Deri më tani dyshohet se shkak është bërë rrëshkitja e kamionit, që më pas ka përplasur me pjesën e pasme makinën ku udhëtonin dy turistët.

Gjithashtu, dyshohet se rrëshkitja e kamionit ka ardhur si pasojë e vajit të hedhur në rrugë, që JOQ ALBANIA e ka ngritur shumë herë sishqetësim.

Pronarët e serviseve dhe karrotreceve dyshohet se hedhin vaj në rrugë, me qëllim që të shkaktohen sa më shumë aksidente dhe kështu do kenë më shumë punë.

Megjithatë, pavarësisht denoncimeve të shumta, policia ka kyçur gojën dhe nuk ka dhënë asnjëherë një version të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.