E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentoi me vdekje një person dhe u largua, shoferi arrestohet disa orë më vonë
Lajme

Aksidentoi me vdekje një person dhe u largua, shoferi arrestohet disa orë më vonë

LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën rurale Torovicë, Lezhë.

Policia konfirmon se në këtë aksident ka humbur jetën një këmbësor, 71-vjeçar.

Kofirmohet nga burime zyrtare se drejtuesi i mjetit ka qenë një 26-vjeçar, i cili ka braktisur makinën pak momente pas ngjarjes dhe është larguar nga vendi i krimit.

Disa orë më vonë autori është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me pasojë vdekjen 1 shtetas dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi i mjetit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.