E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion anti-drogë në Elbasan, 18 persona në pranga, 5 në kërkim
Lajme

Aksion anti-drogë në Elbasan, 18 persona në pranga, 5 në kërkim

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Elbasan dhe zonat përreth, me synim goditjen e grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij aksioni, autoritetet kanë lëshuar 26 masa sigurie. Deri më tani, janë arrestuar 10 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 8 persona rezulton se janë ndaluar në një fazë të mëhershme të hetimeve.

Operacioni është shtrirë në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjas dhe Librazhd, ku janë kryer edhe 20 kontrolle banesash. Gjatë këtyre kontrolleve është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, si dhe telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Në mbështetje të operacionit kanë marrë pjesë edhe dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kanë asistuar në ndërhyrjet në terren dhe garantimin e sigurisë gjatë kontrolleve.

Policia vijon veprimet për kapjen e personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, ndërsa pritet që në vijim të ketë detaje të tjera mbi këtë operacion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.