E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion i befasishëm i SPAK, lëshohen 10 urdhër-arreste
Lajme

Aksion i befasishëm i SPAK, lëshohen 10 urdhër-arreste

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një operacion të gjerë, në kuadër të të cilit janë firmosur 10 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale.

Sipas burimeve për mediat, mësohet se urdhrat janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa aksioni është shoqëruar me kontrolle dhe ndalime në disa zona të vendit.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se operacioni ka në fokus goditjen e një grupi të strukturuar të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Deri më tani raportohet për disa persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim.

Operacioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje lidhur me shtrirjen dhe rezultatet e këtij aksioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.