Aksion mafioz në Itali, grabitësit marrin 2 mln euro brenda në tunel
Skema si në filma për bllokimin e qarkullimit
Një ngjarje e rëndë dhe e organizuar në mënyrë profesioniste ka ndodhur në provincën e Reggio Calabria-s, ku persona të armatosur kanë grabitur një automjet të blinduar në një segment autostrade.
Sipas mediave italiane, grabitësit kanë marrë një shumë që llogaritet rreth dy milionë euro.
Si ndodhi sulmi?
Grabitja është kryer brenda një tuneli, ku autorët kishin përgatitur çdo detaj për të bllokuar mjetin e blinduar:
-
Vendosën dy makina të djegura në hyrje të tunelit për të penguar qarkullimin;
-
“Shtruan” rrugën me goshda metalike, duke çuar në bllokimin total të trafikut;
-
Sulmuan furgonin e blinduar me armë zjarri.
Pavarësisht të shtënave, nuk raportohet për të lënduar.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin e grupit të armatosur, që dyshohet të ketë vepruar me logjistikë dhe koordinim të nivelit të lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



