E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion në Vlorë e Sarandë, 4 të arrestuar dhe 5 kg drogë të sekuestruara
Lajme

Aksion në Vlorë e Sarandë, 4 të arrestuar dhe 5 kg drogë të sekuestruara

Policia e Vlorës ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione të njëpasnjëshme të koduara “Siguria” dhe “Transportuesit”, duke çuar në arrestimin e 4 personave dhe sekuestrimin e armëve, drogës dhe mjeteve të përdorura për aktivitetin kriminal.

Operacioni i parë, “Siguria”, u zhvillua në qytetin e Vlorës, ku në pranga ra në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç. Ai u ndalua në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjetën një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Ndërkohë, në Sarandë u zhvillua operacioni i dytë i koduar “Transportuesit”, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda speciale. Në këtë aksion, të realizuar në bashkëpunim mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, u arrestuan tre persona të tjerë.

Në pranga ranë shtetasit A. N., 31 vjeç, banues në Lukovë, me precedent penal për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje, K. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, si dhe A. C., 30 vjeç, banues në Lukovë.

Ata u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Nivicë–Sarandë”, pranë urës së Kakomesë, teksa lëviznin me dy automjete. Gjatë kontrollit në makinën që drejtonte A. N., ku ndodhej edhe A. C., u zbuluan dhe u sekuestruan rreth 5 kilogramë cannabis sativa, e dyshuar për t’u shpërndarë në zonat turistike të Sarandës dhe Ksamilit.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi K. J. lëvizte me automjetin tjetër për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar në rast të pranisë së policisë, duke luajtur rolin e vëzhguesit për grupin.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.