E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacion ‘blic’ në Vlorë, 5 të arrestuar për armëmbajtje pa leje
Lajme

Operacion ‘blic’ në Vlorë, 5 të arrestuar për armëmbajtje pa leje

Një aksion i befasishëm policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë në kuadër të një operacioni të organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë.

Sipas informacioneve paraprake, deri në këto momente janë vënë në pranga pesë persona, ndërsa operacioni vijon ende dhe nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve të tjera.

Burimet bëjnë me dije se të ndaluarit dyshohen për armëmbajtje pa leje, një vepër penale që mbetet në fokus të kontrolleve të shtuara nga policia në të gjithë vendin.

Aksioni është pjesë e një serie operacionesh që synojnë goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e sigurisë publike, ndërkohë që pritet që në orët në vijim autoritetet të japin një njoftim zyrtar me detaje më të plota mbi ndërhyrjen.

Policia vijon kontrollet në terren, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.