E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori Florian Binaj në shesh për rritjen e çmimeve: Kemi 30 vjet që presim!
Lajme

Aktori Florian Binaj në shesh për rritjen e çmimeve: Kemi 30 vjet që presim!

Aktori i humorit Florian Binaj i është bashkuar protestës për rritjen e çmimeve. Ai tha se me protestën e një dite më parë u ndje ndryshimi, pasi nafta pësoi një ulje të lehtë dhe kryeministri Edi Rama u kthye nga Dubai.

Binaj bëri thirrje që nuk duhet të vazhdohet kështu, duke shtuar se për 30 vite jemi qeverisur nga të njëjtën njerëz.

“Faleminderit të gjithëve. Aq sa ishim mbrëmë i bëmë dy gjëra, u ul 2 qind lekë nafta, e u kthye edhe ai nga Dubai. Sot që flasim ka protesta në çdo qytet. Nafta është mjet jetese, nuk është luks.

Ata kanë 30 vite që janë në politikë. Kemi 30 vite që i durojmë. Kur kryeministri i sotshëm ka ardhur në pushtet kam qen 11 vjeç, këtit i mbaron mandate kur të jem 40 vjeç. Ka edhe disa të tjerë që kur ka qenë babai i Bushit në pushtet. Nuk duhet të rreshtim sepse për 30 vite nuk kanë menduar asnjëherë për ne. Duhet të mendojmë ne për njëri-tjetrin”, tha Binaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.