E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori Gaz Paja shkon në SPAK, aktorit i sekuestrojnë celularin
Lajme

Aktori Gaz Paja shkon në SPAK, aktorit i sekuestrojnë celularin

SPAK i sekuestroi celularin, por aktori u përgjigj me humor pas daljes se ‘ishte në kafe me prokurorin dhe pa dashje mori telefonin tim dhe më dha të tijin!’

Aktori i humorit Gaz Paja, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

I njohur edhe si investitor strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi, ai është parë mëngjesin e sotëm, 27 Shkurt, teksa hynte në godinën e institucionit të drejtësisë.

Aktori i humorit  është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e PS është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Për mediat ai tha se prokurori i mori telefonin.

‘Jo isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori të timin. Nuk e njoh prokurorin.’

Aktori është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e një vepre penale. Konkretisht  Gaz Paja është partaqitur në SPAK për dosjen Veliaj-Xoxa.

Aktori  ka qenë i njoftuar më parë, pasi ka bërë transaksione me Erion Veliajn  dhe Ajola Xoxën në lidhje me çështje pronash dhe pasuri të paluajtshme  dhe ka patur komunikime me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gaz Paja ka jetuar në apartamentin sipër banesës së Erion Veliajt dhe ka patur komunikime me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.