Aktori i njohur bën thirrje për bojkotimin e ndarjes së çmimeve Oscar, nëse nuk ftohet presidenti ukrainas Zelensky
Aktori i njohur amerikan, Sean Penn ka bërë thirrje për bojkotimin e ndarjes së çmimeve Oscar nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të jetë i ftuar.
Penn dha një intervistë për CNN, një ditë përpara ceremonisë së premierës së çmimeve të Hollivudit.
Bashkëprezantuesja e Oscars, Amy Schumer tha në fillim të kësaj jave se ajo kishte propozuar që të ftohej Zelensky të shfaqej me video, por nuk ishte e qartë nëse organizatorët kishin rënë dakord.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



