Aktori i “Portokalli” tregon kërcënimet: Berisha dërgon njerëz që t’i rrahin, mua më vunë pistoletën në kokë se…
Personazhet që ai ka sjellë ndër vite padyshim e kanë bërë publikun të qeshë, por mesa duket ka dhe nga ata që mund të jenë indinjuar nga imitimet e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikanë të nivelit të lartë. Kështu i ndodhur aktorit të humorit Rezart Veleshnja, i cili vjen çdo fundjavë me personazhe nga më të ndryshmet në spektaklin “Portokalli”.
I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” ka rrëfyer një episod jo fort të këndshëm që i ka ndodhur pak vite më parë, kur siç pohon ai, është kërcënuar nga truproja i ish kryeministrit Sali Berisha, që të mos e imitojë më. I pyetur nëse ndonjë nga personazhet realë është mërzitur nga imitimet e tij, aktori përmendi rastin e ish kryeministrit Berisha, që sipas tij dërgonte njerëz për të rrahur aktorët që e imitonin ish kryetarin e Partisë Demokratike, shkruan “Shqiptarja.com”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



