E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori plagos me sende të forta një 36-vjeçar. Policia e shpall në kërkim
Lajme

Aktori plagos me sende të forta një 36-vjeçar. Policia e shpall në kërkim

Aktori i i njohur i Teatrit të Durrësit Ervin Doko është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi një ditë më parë ka plagosur një 36-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas policisë, aktori Doko ka goditur me sende të forta shtetasin E. Gk., 36 vjeç. Ndërkohë po punohet per kapjen e 39 vjecarit dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. Gk., 36 vjeç. Punohet për kapjen e tij”, thote policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.