E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza për mashtrim, Carlo Ancelotti mund të dënohet me burg
Lajme

Akuza për mashtrim, Carlo Ancelotti mund të dënohet me burg

Prokurorët e shtetit spanjoll kanë akuzuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, për mashtrim të dyshuar tatimor, duke pretenduar se ai ka fshehur një pjesë të të ardhurave të tij gjatë periudhës 2014-2015 kur ishte trajner i Realit.

Prokurorët thanë në një deklaratë të mërkurën se tekniku po akuzohet për dy llogari të mashtrimit tatimor që do të dënohen me katër vjet e nëntë muaj burg.

Dyshohet se italiani ka fshehur 1 milionë euro gjatë kohës 2014-2015.

Prokurorët pretendojnë se gjatë asaj periudhe italiani ka deklaruar vetëm të ardhurat që ka marrë nga Real Madrid dhe nuk ka deklaruar të ardhura nga të drejtat e imazhit.

64-vjeçari Ancelotti ishte trajner i Realit nga periudha 2013-2015 përpara se t’i bashkohej klubit në vitin 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.