E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza për shpifje/ Bashkëshorti i prokurores që heton Tahirin hedh në gjyq Mero Bazen
Lajme

Akuza për shpifje/ Bashkëshorti i prokurores që heton Tahirin hedh në gjyq Mero Bazen

Noteri Agron Bajri, bashkëshorti i prokurores Elizabeta Imeraj, mësohet se ka hedhur në gjyq Mero Bazen, botuesin e një prej mediave të kontrolluara nga Edi Rama.

Në padinë që bajri ka depozituar në gjykatë, akuzon Bazen për veprat penale të shpifjes dhe fyerjes, të kryera botërisht.

Shkak janë bërë disa shkrime që baze ka bërë kundër bashkëshortit të prokurores që është në grupin hetimor të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Shkrimet ndaj Bajrit përkojnë me kohën kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në Kuvend lejen për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, aktualisht deputet i PS-së, i ndodhur nën hetim për trafikun e drogës.

Sikundër raportohet, çështja është në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.