E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat për vjedhje votash, OSBE/ODIHR kundër Trump: Pretendimet e pabazuara cënojnë besimin te institucionet
Publik News

Akuzat për vjedhje votash, OSBE/ODIHR kundër Trump: Pretendimet e pabazuara cënojnë besimin te institucionet

Vëzhguesit e OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) kritikoi pretendimet e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me  vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale nga demokratët.

Në një deklaratë, OSBE/ODIHR, dënon pretendimet e presidentit aktual të SHBA.

“Pretendimet e pabazuara të mangësive sistematike, veçanërisht nga presidenti në detyrë, natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike,” tha raporti, nga Zyra e OSBE-së.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se asnjë politikan dhe asnjë zyrtar i zgjedhur , nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar.

“Askush,  asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Pas një fushate kaq dinamike, numërimi i çdo vote është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë”, shprehet  Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.

Kujtojmë që mes dy kandidatëve ka një diferencë të ngushtë votash në total. Biden kryeson me 50.4% të votave në krahasim me 48% të votave të Donald Trump. E përkthyer në shifra, janë: 72,077,457 vota për Joe Biden dhe 68,601,159 për Donald Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.