Akuzat që turpërojnë POLICINË e Shtetit

Naim Noka| OPINION| Publik.al
Ergys Agasi arratiset në Dubai
Një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit po zbardhet gradualisht, duke ekspozuar një ndërthurje alarmante mes krimit të organizuar dhe strukturave të larta të Policisë së Shtetit. Publik Media ka denocuar prej vitesh bëmat e AKSHI-it dhe lidhjet me bandat e Durrěsit dhe Elbasanit. Ergys Agasi, i akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, është larguar nga Shqipëria dhe ka mbërritur në Dubai, ndërsa paralelisht zëvendësdrejtori i Policisë, Erjon Ismailaj, është pezulluar nga detyra.
Sipas burimeve të sigurta, Ismailaj dyshohet se ka vepruar nën urdhrat e Ergys Agasit dhe grupeve kriminale të lidhura me të, në një nga episodet më të errëta: pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe. Hetimet paraprake flasin për përdorim të strukturave shtetërore për të favorizuar interesa kriminale, duke shndërruar policinë nga garant i rendit në instrument presioni dhe frike. Ismailaj dyshohet se ishte suport për lojrat e fatit dhe llotot online.
Kjo ngjarje tejkalon për nga rëndësia edhe skandalet e mëdha financiare, përfshirë vjedhjen e tenderave të AKSHI-it. Ndërsa aferat me tendera dëmtojnë buxhetin dhe besimin publik, pengmarrja me mbështetje nga zyrtarë të lartë policie përbën një kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare dhe shtetit të së drejtës.
Arratisja e Agasit në Dubai ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e mekanizmave të ndalimit dhe masave kufizuese, si dhe mbi mundësinë e paralajmërimit të tij përpara veprimeve të drejtësisë. Dihet që Gys Agasi kontrollon të gjitha platformat online, sigurisht dhe ate te drejtěsisë, gjykatave dhe policisë. Nga ana tjetër, pezullimi i Ismailajt është vetëm një hap administrativ; opinioni publik pret hetim penal të plotë, transparencë dhe përgjegjësi konkrete. Proda mjaft shërbeu grupeve dhe zgjedhjet mbaruan. Ka ardhur koha qe bandat të vënë një ‘kukull’ të ri.
Kjo dosje teston realisht vullnetin e institucioneve për të goditur kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Nëse kjo çështje relativizohet ose zvarritet, mesazhi do të jetë i qartë: krimi jo vetëm që bashkëjeton me pushtetin e Ramës por e përdor atë. Shqipëria ndodhet përballë një prove vendimtare për drejtësinë një provë që nuk mund të humbasë me cicmice procedurash. Duhet ndarë me ‘thikë’ policia nga drejtuesit e korruptuar dhe nga bandat kriminale që ka gjunjëzuar ekonominë dhe sigurinë publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



