E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzohej për pedofili ndaj të bijës 5 vjeçe, jepet vendimi për Edison Shulin
Lajme

Akuzohej për pedofili ndaj të bijës 5 vjeçe, jepet vendimi për Edison Shulin

Është dhënë sot masa e arrestit për 36 vjeçarin nga Korça, i cili një vit më parë u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht të bijën, 5 vjeçe.

Gjykatat e Rrethit Korçë e ka dënuar shtetasin Edison Shuli me 6 vite burg. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë, ku Shuli u denoncua nga bashkëshortja e tij për ngacmime të përsëritura ndaj së bijës së mitur, ku edhe ekspertiza mjeko-ligjore e konfimoi diçka te tille. Mbi Edison Shulin, rëndon edhe akuza e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes.

Nga deklarimet e gruas dhe akt ekspertimi i psikologeve, rezultonte që 36 vjeçari, prej 3 muajsh kryente vepra të turpshme me të bijën. Familjaret e Edison Shulit, i mohuan akuzat, duke i konsideruar sajesa të nuses , e cila donte të divorcohej, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.  Sipas familjareve, prej muajit prill i vitet te kaluar dhe në vazhdim, gruaja e akuzonte Edison Shulin se zhvishej në prani të vajzës së mitur dhe e prekte atë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.