E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarm për bombë te shkolla “Edith Durham” në Tiranë
Flash

Alarm për bombë te shkolla “Edith Durham” në Tiranë

Një telefonatë anonime ka shkaktuar alarm në Tiranë, pasi është raportuar se në ambientet e shkollës “Edit Durham” ishte vendosur një bombë.

Pas marrjes së njoftimit, strukturat e Policisë së Tiranës kanë reaguar menjëherë duke nisur kontrollet në shkollë dhe në hapësirat përreth saj. Nga verifikimet e kryera nuk është konstatuar asnjë lëndë plasëse, duke bërë që telefonata të rezultojë një alarm i rremë.

Hetimi për identifikimin e personit që kishte kryer telefonatën vijoi menjëherë pas verifikimit të situatës. Përmes gjurmimit të numrit nga i cili ishte bërë njoftimi, policia ka arritur të identifikojë si autor të dyshuar Edmond Jatagani.

Jatagani është arrestuar nga efektivët e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e Antiterrorit.

Sipas të dhënave paraprake, personi i arrestuar nuk është i panjohur për policinë. Ai rezulton të jetë shoqëruar edhe në raste të tjera, në lidhje me episode dhe thirrje që kanë pasur përmbajtje të dhunshme.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të telefonatës, motivin e saj dhe përgjegjësinë penale të personit të arrestuar.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një institucion arsimor, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur verifikimin e situatës dhe konstatimin se nuk kishte rrezik real nga ndonjë lëndë shpërthyese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.