E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmante! PISA: 60% e të rinjve shqiptarë, analfabetë funksionalë
Flash

Alarmante! PISA: 60% e të rinjve shqiptarë, analfabetë funksionalë

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ka publikuar rezultatet përfundimtare për vitin 2025, duke dhënë një panoramë shumë të zymtë për performancën arsimore të të rinjve në Shqipëri.

Pak kohë më parë, grupmosha 15-vjeçare iu nënshtrua testimeve në tre fusha kryesore: gjuhë & letërsi, matematikë dhe shkencë. Nga të dhënat e publikuara, Shqipëria është renditur në vendin e 69-të nga 80 vende pjesëmarrëse, një rezultat që përforcon problematikën e vazhdueshme të sistemit arsimor shqiptar.

Publikimi i këtyre shifrave përbën një “goditje të fortë” ndaj arsimit në vend, ndërsa të dhënat e Bankës Botërore shtojnë edhe më shumë shqetësimin: 60% e të rinjve shqiptarë konsiderohen analfabetë funksionalë, veçanërisisht në shkencat ekzakte. Studiuesit theksojnë se kjo përqindje është gati tre herë më e lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian dhe dyfish më e lartë se ajo e Serbisë.

Sipas raporteve të ekspertëve, performanca e nxënësve ka rezultuar “relativisht shumë e dobët”, ndërsa një numër i konsiderueshëm nxënësish madje i kanë dorëzuar fletët e testimit bosh. Kjo, sipas tyre, tregon probleme të thella jo vetëm në cilësinë e arsimit, por edhe në motivimin dhe përgatitjen e të rinjve.

Vlen të theksohet se PISA, prej vitesh, e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit, duke bërë të qartë se standardet e mësimdhënies në vend nuk arrijnë nivelet e kërkuara ndërkombëtare. Edhe një herë, rezultatet e këtij viti nxjerrin në pah domosdoshmërinë e reformimit të thellë të arsimit dhe rritjes së cilësisë në çdo hallkë të sistemit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.