E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi i Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike :  Sulmet vënë në rrezik sigurinë në centralin e Zaporizhzhia-s
Lajme

Alarmi i Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike : Sulmet vënë në rrezik sigurinë në centralin e Zaporizhzhia-s

Sulmet e fundit në termocentralin bërthamor të Zaporozhzhia-s po shkelin një nga parimet e dakorduara për të reduktuar rreziqet e sigurisë së centralit.

Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Gjatë 10 ditëve të fundit, i pari nga këto parime është shkelur në mënyrë të përsëritur, duke shënuar një ndryshim rrënjësor, një rritje të rrezikut për sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen e objektit,” -tha Grossi, duke iu referuar parimit se nuk duhet të ketë sulme të çdo lloji nga ose kundër uzinës dhe duke i kujtuar Këshillit të Sigurimit se vitin e kaluar ai kishte përshkruar parimet për garantimin e sigurisë së Znpp për të shmangur rrezikun e një aksidenti bërthamor dhe i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që t’i respektojnë ato.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.