Alarmi/Shqiptarët konsumatorët më të mëdhenj të kokainës në botë
Raportit Vjetor të Drogave 2017, Shqipëria lë pas britanikët dhe holandezët për vitin 2014! Madje edhe kolumbianët. Rezultojmë vendi që ka prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë, sipas një harte interaktive të Zyrës për Drogën!
Për vitet 2013 dhe 2014 Shqipëria mban vendin e parë për konsumin e kokainës në Botë! Shifrat dalin nga një raporti i zyrës së Drogës në Kombet e Bashkuara ndërsa bëhet me dije se pas nesh renditen veten britanike dhe Holanda. Habia e madhe në fakt, në këto shifra është edhe fakti se jo vetëm vendet e origjinës janë pas nesh, po edhe Kolumbia, vendin që unifikohet me këtë lëndë të kushtueshme narkotike është shumë pas nesh. Të dhënat aktuale i përkasin vitit 2014, ndërsa mësohet se për hashashin, po në të njëjtën periudhë kohore që është matur përdorimi i kokainës, ne nuk jemi në vendet e para për përdorim edhe pse mbase mund të konsiderohemi vendi më i njohur në botë për kultivimin, jo aq shumë për sasitë se sa për zhurmërat që bëhen herë pas herë nga ndërkombëtarët.
Kështu nëse përdorimi i kokainës është në nivelin e 2.5 përqindëshit, , sipas statistikave shkon në 5.6 %, thuajse njëherë më e lartë se sa përdorimi i kokainës. Në qershor në fakt në një tjetër raport, që u bë publik nga Europol u dha alarmi i përdorimit të drogave të forta nga ana e të rinjve, por këto raporte thjesht publikohen nga ana e mediave, po asnjë masë nuk merret për të verifikuar të dhënat konkrete në lidhje me këtë renditje të frikshme në botën e përdorimit të kokainës!
Raporti
Shqipëria rezulton si vendi që ka prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë, sipas një harte interaktive të Zyrës për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC), në kuadër të Raportit Vjetor të Drogave 2017, publikuar së fundmi. Sipas hartës, për përdorimin e kokainës, prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, për të dhënat që i referohen vitit 2014 dhe për grupmoshat nga 15-64 vjeç. Kjo është më e larta nga të gjitha shtetet që raportohen nga UNODC.
Pas Shqipërisë, përdorimin më të larë të kokainës e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një prevalencë prej 2.3%. Më pas renditen shtetet e Mbretërisë së Bashkuar (Skocia 2.34%, Anglia dhe Uellsi 2.25%. Spanja është e treta në Europë, me prevalencë 2.2%. Nga shtetet e tjera në botë ka një përdorim të lartë të kokainës në Australi (2.1%), Uruguai (1.8%), Kili (1.73%). Interesant është që Kolumbia, një nga prodhuesit më të mëdhenj, ka një prevalencë të ulët prej 0.7%.
Hashashi
Për përdoruesit e hashashit, Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6 (të dhënat po të vitit 2014), që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon. Rekordin në Europë e mban Çekia me 11.4%, e ndjekur nga Franca me 11.1%, Italia dhe Spanja me 9.2%, Holanda me 8%. Në botë, përdoruesit më të mëdhenj të hashashit janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me prevalencë vjetore 16.5% dhe Kanadaja me 14.3%.
Shqipëria ka një përdorim të ulët të amfetaminës (0.1%), ku niveli më i lartë në rajon konstatohet në Bullgari dhe Kroaci (përkatësisht 0.65% dhe 1%), ndërsa rekordin në Europë e mbajnë Holanda dhe Gjermania, me përkatësisht 1.3 dhe 1.1%. Ekstazi gjithashtu përdoret më pak në Shqipëri (0.2%) në krahasim me vendet e tjera të rajonit, si Bullgari (1.2%) Mal i Zi (0.9%), Bosnjë (0.5%).
Raporti vlerëson se një total prej 246 milionë njerëz, ose 1 në 20 persona mes moshave 15 dhe 64 vjeç, ka përdorur një drogë të paligjshme gjatë vitit 2013. Kjo shënon një rritje prej 3 milionë gjatë vitit të kaluar, por, për shkak të rritjes në popullsinë botërore, norma e përdorimit të drogave ilegale në fakt ka mbetur e qëndrueshme.
Problematika
Madhësia e problemit të drogës në botë bëhet më e dukshme, kur më shumë se 1 nga 10 përdorues të drogës është problematik, që vuan nga çrregullime të përdorimit të drogës apo varësi ndaj saj. Me fjalë të tjera, rreth 27 milionë njerëz, ose pothuajse e gjithë popullsia e një vendi të madhësisë së Malajzisë, kanë probleme me përdorimin e drogës. Pothuajse gjysma (12.2 milionë) nga ata që janë përdorues kanë injektuar drogë, dhe vlerësohet se 1.65 milionë prej atyre që injektojnë drogë kishin HIV në vitin 2013. Kjo përbën një barrë të rëndë mbi sistemet shëndetësore publike në drejtim të parandalimit, trajtimit dhe kujdesit të çrregullimeve të përdoruesve të drogës dhe pasojave të tyre shëndetësore.
Vetëm një në çdo gjashtë përdoruesve të drogës ka akses në trajtim, pasi shumë vende kanë një mungesë të madhe në ofrimin e shërbimeve. Numri vjetor i vdekjeve të lidhura me drogën (vlerësuar në 187.100 në vitin 2013) ka mbetur relativisht i pandryshuar. Një numër i papranueshëm i përdoruesve të drogës vazhdojnë të humbasin para kohe jetën e tyre, shpesh si rezultat i një mbidozë, edhe pse vdekjet e lidhura me overdozën janë të parandalueshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



