Albana Vokshi poston foton me të bijën dhe u bën thirrje grave dhe vajzave shqiptare
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u bën thirrje grave dhe vajzave që të dalin në protestën e sotme të opozitës, e cila pritet të zhvillohet në orën 20:00.
Shqipëria po rrëshqet në diktaturë, thekson Vokshi, duke shtuar se shqiptarët duhet ta ndalin Edi Ramën që po burgos politikisht gra dhe vajza.

Reagimi i plotë i Vokshit:
Shqipëria proteston kundër Kryehajdutit Edi Rama!
Sot, gratë dhe vajzat e Shqipërisë bashkohen për Shqipërinë si Evropa!
Sot, të gjitha gratë e vajzat do të dalin në protestë, me fëmijët dhe për fëmijët tanë!
Të dashura nëna dhe motra!
Shqipëria po rrëshqet në diktaturë. Ne duhet ta ndalim Edi Ramen që po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë!
Sot, të gjitha bashkë, përkrah njëra-tjetrës, do te jemi në marshimin e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar, në ora 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të jemi bashkë me familjet tona për #Shqipërinë si Evropa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



