E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Albin, hajde poshtë”, sulmohet me gurë ndërtesa e Qeverisë
Lajme

“Albin, hajde poshtë”, sulmohet me gurë ndërtesa e Qeverisë

Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit e bëjnë përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë procesit gjyqësor.

Një protestë e ngjashme është zhvilluar më herët edhe para selisë së EULEX-it, në zonën industriale të Prishtinës, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit.

Protestat kanë ardhur pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte. Dënimet e dhëna variojnë nga 13 deri në 25 vite burgim.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, ndërsa protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe mënyrës se si është trajtuar çështja e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.