E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti reagon për ndihmën e furnizimit me energji nga Shqiparia: E veçantë! Nuk i kanë vetë punët mirë dhe shprehën gadishmëri
Publik News

Albin Kurti reagon për ndihmën e furnizimit me energji nga Shqiparia: E veçantë! Nuk i kanë vetë punët mirë dhe shprehën gadishmëri

Gjatë një konference me gazetarët nga Prishtina, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, foli dhe në lidhje me ndihmën e dhënë nga Shqipëria për furnizimin me energji elektrike gjatë datës 31 dhjetor dhe 1 janar.

Kurti u shpreh se kjo ndihmë është e veçantë për shkak dhe të faktit se dhe vetë Shqipëria ndodhet në kushte të vështira energjitike.

“Ne e falënderojmë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë. Kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale. Bëhet fjalë për 2 ditë që janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të viteve dhe pastaj edhe ne do kemi mundësi t’i ndihmojmë në raste nevojë verën e vitit të ardhshëm. Kjo ndihmë është e veçantë sepse edhe Shqipëria vetë nuk i ka punët mirë. Në kushtet e vështirësisë së saj ka shprehur gatishmëri që është për t’u falënderuar dhe vlerësuar”, u shpreh Kurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.