Albin Kurti: Specialja është e njëanshme.
Kurti ka thënë se Kosova ka pasur vazhdimisht Gjykata Speciale, njëherë UNMIK-un, Tribunalin e Hagës pastaj EULEX-in, por kjo fundit në Hagë, sigurisht që është me speciale.
“Jo çmimin e lirisë por çmimin e gabimeve politike jemi duke e paguar tani – në njërën anë UÇK-ja është lënë jashtë Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës, ndërkaq kjo gjykatë që iu sipërvendos shtetit me votat e 82 deputetëve, u pranua të bëhet pjesë e Kosovës përmes amandamentimit të Kushtetutës me 3 gusht 2015”, tha Kurti.
Ish-Kryeministri ka theksuar se Specialja është e njëanshme.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur strukturë paralele kriminale në Kosovë.
“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë është se në UÇK ka ekzistuar një grup Kriminal përbrenda, apo siç e quajnë ata ndërmarrje kriminale. Prokuroria e ka gabim s’ka pasur strukturë paralele kriminale, lajmi për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së nuk është i vërtetë”, tha më tej ai.
Kurti ka shtuar se Qeveria duhet të mbrojë të gjithë të akuzuarit dhe të bashkërendojë procesin. Megjithëkëtë, ai ka thënë se kjo Qeveri është e paligjshme dhe e pafuqishme dhe vështirë se do të mund të bëjë ndonjë mbrojtje dinjitoze
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



