Albin Kurti viziton tre familjet e policëve që u rrëmbyen nga ushtria serbe
Siç shkruan vetë kryeministri Kurti në llogarinë e tij në FB sot ka vizituar edhe efektivët e policisë së Kosovës që janë në shërbim por edhe tre policët që u rrëmbyen rreth dy javë më parë në kufirin e Kosovës.
Statusi i Albin Kurtit

Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia.

Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



