Ali Ahmeti ia merr këngës patriotike pas zgjedhjes së kryeministrit shqiptar Talat Xhaferri
Sot është një ditë historike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por jo vetëm. Kjo pasi në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zgjodh për herë të parë një kryeministër shqiptar dhe ai është Talat Xhaferi.
Pak para votimit në Kuvend, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shfaqur në një video duke kënduar në një nga zyrat e Kuvendit të Maqëdonisë së Veriut.
Ahmeti dëgjohet të këndojë një këngë patriotike shqiptare, ndërsa në zyrë është dhe kryeministri shqiptar i qeverisë teknike, Talat Xhaferi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



