E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj: Aferë korruptive, po shisni 1 mln metër katrorë në zemrën e Shqipërisë për 2 mld euro
Lajme

Alibeaj: Aferë korruptive, po shisni 1 mln metër katrorë në zemrën e Shqipërisë për 2 mld euro

Çfarë pazari është bërë me Portin e Durrësit?

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ka reaguar me akuza ndaj qeverisë lidhur me projektligjin për Portin e Durrësit. Ai ka kërkuar që parlamenti të mos miratojë ligjin me procedurë të përshpejtuar duke kërkuar transparecën.

“Ta fusësh sot në kalendar të punimeve dhe pa një jave ta miratojnë… Sot po fusni me procedurë të përshpejtuar ligjin për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene bashkë me hyrjen në fuqi. Ky ligj kushton më shumë nga 30 vite . Kostoja e këtij projektligji është mbi 2 mld dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar sot kur diskutohet buxheti. Ju jeni duke prerë shiritin e një afere ekonomike që shumë shpejt mund të kthehet në një aferë korruptive. Ka vetëm pesë nene, por sapo e the që ka një vit që negociohet, midis kujt? Çfarë është dhënë dhe çfarë është marrë? Sa është territori i Shqipërisë që ju po shisni? Jeni duke shitur diku tej 1 mln metër katror zemra e Shqipërisë. Unë e kuptoj që shuma e madhe do të mbyllë gojën e shumë deputetëve, analistëve, organizatave të shoqërisë civile, por gojën e deputetëve të opozitës të pavarur s’ka për ta kapur. Sa fiton shteti shqiptar. Për çdo investim të huaj jam i hapur që ky vend të ketë sa më shumë. Por a ka pasur një procedurë të thjeshtë, shpjeguese. Ku është transparenca në këtë mes. Nëse ka pasur një problem ky parlament, kanë qenë ligjet me porosi. Çfarë pazari është bërë me Portin e Durrësit? Sot kam vetëm një thirrje presidentit të Republikës, sot jam duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë, pasi shumë shpejt me daljen në dritë të dokumenteve që i mbani fshehur, mund të zbulohet edhe afera korruptive. Bëjeni publike. A është e mirë për shqiptarët, a do të sjellë mirëqenie?”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.