Alibeaj i përgjigjet Nokës: Refuzimi i kërkesës së Grupit Parlamentar dëshmon se kujt i interesojnë demokratët!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur deputetit Flamur Noka i cili u shpreh se nuk do lejojë askënd që të pengojë zgjedhjet në bazë.
Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se refuzimi i kërkesës së Grupit Parlamentar, dëshmon faktin se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush ndjek në mënyrë të verbër udhëzimet e idhujve.
Sipas Alibeajt, deputetët e PD-së duhet t’i shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe bashkimit të tyre në forcimin e PD-së.
Postimi i Enkelejd Alibeaj:
Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.
32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shume se kurre duan te ndalet procesi i percarjes dhe te nise bashkimi i vertete. Jo me fjale por me vepra konkrete, ne cdo qelize te partise dhe jo vetem ne zyrat e selise qendrore.
Deputetët e PD duhet ti shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri ështe tani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



