E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj  pas rrëzimit të kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor : I keni vënë kazmën këtij parlamenti
Flash

Alibeaj pas rrëzimit të kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor : I keni vënë kazmën këtij parlamenti

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit.

Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së së vulës, është shprehur se kjo është bërë me justfikimin se parlamenti do të bëjë ligj të ri për komisionet, ndaj të gjitha kërkesat nuk do të miratohen.

Nga ana tjetër, Alibeaj ka theksuar se mazhoranca po i vë kazmën parlamentit.

“Ju keni vendosur që këtij parlamenti ti vendosni kazmën. Një deputetja ia hiqni fjalën pa e mbaruar fjalën. Ngrihet deputeti tjetër për të kërkuar shpjegim për rendin e ditës dhe ju nuk e lejoni për ta diskutuar. Një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, ju nuk e keni shqyrtuar.

Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen.Por duhet bërë me dije; se është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pas asnjë lloj diskutimi dhe kjo është panorama që kemi.

Mazhoranca duhet t’i tregojë shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund dhe është barra juaj që t’u bëjë me dije deputetëve arsyet se përse asgjësuat të vetmin instrument që opozita deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin”, tha Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.