E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alimehmeti sqaron qytetarët  për Buxhetin  e Tiranës : Jo për arsimin, shërbimet publike, zjarret, po për xhepat e pak njerëzve
Lajme

Alimehmeti sqaron qytetarët për Buxhetin e Tiranës : Jo për arsimin, shërbimet publike, zjarret, po për xhepat e pak njerëzve

Z. Ilir Alimehmeti, Kryetar i Këshilltarëve Demokratë në Bashkinë e Tiranës, ka bërë transparente para qytetarëve të Tiranës në veçanti, se ku është fokusuar buxheti i Bashkisë së Tiranës për këtë vit, i bashkisë së drejtuar nga socialisti Erion Veliaj.

Duke hequr një paralele midis ulje-ngritjeve se ku janë drejtuar fondet , Alimehmeti vërejti se rritje kanë përfituar pikërisht ato shpenzime që shkojnë në xhepat e pak njerëzve dhe ulje, të gjitha shërbimet direkte për qytetarët.

Në një konferencë shtypi sot së bashku me grupin e këshilltarëve të opozitës, Alimehmeti ndër të tjera tha:

“Të vetmet shpenzime që janë rritur janë rritur shpenzimet për administratën, për Policinë bashkiake (që nuk ka asgjë të keqe të rriten se ata po zbatojnë ligjet, por ligjet janë të vendosura jo saktë, jo në favor të qytetarëve) si dhe janë rritur për inceneratorët. Këta janë tri zërat e vetëm për të cilët janë rritur shpenzimet në 2024-ën nga bashkia e Tiranës.

Po për çfarë janë ulur shpenzimet në Tiranë?!

Janë ulur për arsimin bazë, për fëmijët tanë. Janë ulur për të rinjtë. Janë ulur për sportin dhe argëtimin. Janë ulur për trashëgiminë kulturore. Janë ulur për shërbimet publike. Janë ulur për mbrojtjen nga zjarri dhe janë ulur për mbrojtjen nga përmbytjet dhe një sërë shërbimesh të tjera që i shërbejnë pikërisht qytetarit. Çdo shërbim që i shërben qytetarit ka pasur rënie në buxhetin 20024 dhe çdo shërbim që i shërben xhepave të pak njerëzve kanë pësuar rritje, duke nisur nga inceneratori i pari, ku nuk ka asnjë tullë të vetme të vendosur.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.