E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alizoti tregon arsyen pse mungoi Kurti në Samitin e Ukrainës: Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu, Rama e sheh si rival
Lajme

Alizoti tregon arsyen pse mungoi Kurti në Samitin e Ukrainës: Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu, Rama e sheh si rival

Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka komentuar në  “Open”  mungesën e kryeministrit të Kosovës në samitet e mbajtura në Tiranë ditët e fundit.

Sipas tij “Albin Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu”, duke iu referuar qëndrimeve të homologut të tij Rama në disa raste.

Ai u shpreh se Rama e sheh Kurtin si një rival për influencën shqiptare në Ballkan, duke theksuar se qëndrimet e kreut të qeverisë shqiptare janë “totalisht kundra” me ato të homologut të tij në Kosovë.

“Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu pas sjelljeve të mëparshme të Ramës. Rama mendoj se e shikon Kurtin si një rival për influencat shqiptare në Ballkan. Kurti është një kombëtar, ndërsa Rama një ndërkombëtar dhe ndaj ai nuk i jep shumë rëndësi. Serbia është tejmase e përkëdhelur nga Evropa dhe nuk mund të vijë Vuçiçi këtu e të bëjë sikur nuk ndodhi asgjë.

Qëndrimet e Ramës janë totalisht kundra Kurtit. Gjithë perceptimi në Shqipëri është se Rama është kundër Kurtit. Kurti hyn te njerëzit që ka një farë zgjuarsie dhe i përfaqëson më mirë interesat e Kosovës dhe ai ka disa të drejta të vetat për të munguar në këto samite që janë kthyer në parada mode”, u shpreh ai.


Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj

Edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj  theksoi se mungesa e kryeministrit Albin Kurtit në këtë samit është e papërgjegjshme.

“Kosova është një vend nën sanksione të BE. Nën masa prej qershorit të vitit të kaluar dhe z.Kurti duhet të kishte mundësi të thoshte të kundërtën meqë ishte edhe komisioneri për zgjerim. Është i një rëndësie të veçantë që Kurti mund të parashtronte kërkesa konkrete financiare nga paketa 6 miliardë eurosh dhe mund të parashtronte kërkesën për statusin e kandidatit.

Unë mendoj se zonja Osmani mund ta përfaqësojë z.Kurti nëse ai ka pasur një agjentë serioze në Irlandë, por me sa pashë ai ka mbajtur vetëm një ligjëratë në një universitet në Belfast. Ai mund të mos ketë raporte të mira me kryeministrin Rama, kjo është çështje e tij. Marrëdhëniet personale nuk guxon të shndërrohen në politikë shtetërore. Mungesa e tij në bindjen time të plotë është një sjellje e papërgjegjshme”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.