E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alma e videos me Gjicin kishte biznes, SPAK po heton nëse përfitoi tendera
Lajme

Alma e videos me Gjicin kishte biznes, SPAK po heton nëse përfitoi tendera

Më 16 qershor, në rrjet u publikua një videoskandal ku shihej Safet Gjici, tashmë ish-kryebashkiak, në momente intime në zyrën e Bashkisë me një grua. Pasi videoja u bë virale kudo, Gjici njoftoi në Facebook, dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Ai tha se gruaja në video është e dashura e tij me të cilën ka pasur një lidhje intime. Pas publikimit të videos që ishte filmuar në datë 6 qershor, SPAK nisi hetimet.

Prokuroria e Posaçme po heton Gjicin, por edhe biznesin e gruas që ishte në videoskandalin e kryebashkiakut.

Gruaja e identifikuar si Alma K. ka hapur një biznes në vitin 2021, në emrin e saj, me qendër në Tiranë. Sipas të dhënave nga qendra Kombëtare të Biznesit, ofron shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta, teksa SPAK ka sekuestruar dosjet në Bashkinë e Kukësit për të parë dhe verifikuar nëse vajza në fjalë ka përfituar ndonjë tender.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.