E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alqi Bllako udhëtoi me bosin e inceneratorëve në Itali?
Lajme

Alqi Bllako udhëtoi me bosin e inceneratorëve në Itali?

Flet avokati i ish-deputetit socialist

Avokati i Alqi Bllakos ka folur për mediat pasi gjykata dha masën “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist.

Ai u pyet nëse klienti i tij, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

Avokati Sokol Hazizaj tha se “kjo nuk është provë bindëse” për përfshirjen e ish-deputetit në aferën e inceneratorëve sa kohë që nuk është provuar se bileta e ish-deputetit është blerë nga Zoto.

“Mendoj se janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. S’është prodhuar nga ai. Në cilëinë e sekretari të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin e nxjerrë nga Këshilli i Ministrave”, tha ai.

A ka udhëtuar me Klodian Zoton?

“Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.

Në dosje thuhet se Prokuroria ka sjellë si argument për arrestimin e ish-deputetit faktin që Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

“Referuar sistemit TIMS rezulton se në 16.4.2019 Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos drejt Italisë për tukthyer një ditë më pas po me Zoton”, thuhet në argumentet e SPAK.

Avokati i ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, i pyetur nga mediat nëse klienti i tij kishte tentuar arratisjen gjatë kohës që policia e kërkonte për të ekzekutuar urdhrin e arrestit të SPAK, tha se ato që janë deklaruar në media “nuk do të thotë se tregojnë të vërtetën”.

Seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë në GJKKO zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi ta lërë në qeli ish deputetin e PS. Ndërkohë që vetë Bllako ka zgjedhur të mos flasë, por të përfaqësohet nga avokati i tij.

Pyetje: Cilat ishin pretendimet tuaja para gjykatës për këtë masë sigurie?

Sokol Hazizaj: Tre faktet penale që ka identifikuar organi procedurial i hetimit që lidhet me shpronësiin, pagën e të atit në cilësinë e drejtorit të AKUM mendoj se janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako.

Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjihshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i Ministrave. Ndaj thashë që mendimi jonë është që nga ky organ nga kjo gjykatë nuk e njeh kodin e procedurës administrative.

Pyetje: U zhduk klienti juaj madje thuhet se ka qenë dhe në Kosovë drejt arratisjes
e për faktin se policia nuk po e gjente?

Sokol Hazizaj: Mendoj që urdhrat e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës nga organi procedurial nuk janë urdhrat e medias, ju nuk arrestoni, ju jeni të lirë të flisni por kjo nuk tregon të vërtetën.

Pyetje: A ka deklaruar dicka klienti juaj ne gjyq? Ka mohuar dicka?

Sokol Hazizaj: Ne kemi qenë në të njëjtën linjë, e drejta administrative e pranimit të dokumentit është e drejtë normale e nuk përbën fajësi penale.

***

Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre kur ishte Sekretar në Ministrinë e Mjedisit, lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.