Alzaimer, sëmundja mund të zhduket
Një studim amerikan tregon se pllakat e proteinës beta-amiloide të formuara në tru mund të eliminohen duke manipuluar gjenetikën dhe duke zvogëluar aktivitetin e një enzime.
Është një mister për kërkuesit në të gjithë botën: gjetja e një kure efektive për Alzaimer. Ndërsa disa eksperimente për të sëmurët nuk duket se japin rezultate të kënaqshme për momentin, hulumtimet e reja laboratorike hapin dritën e shpresës. Studiuesit amerikanë të Klinikës së Cleveland-it, në fakt, arritën të eliminonin pllakat amiloide në trurin e minjve të sëmurë dhe të përmirësonin funksionet e tyre njohëse (ajo që preket më shumë në të sëmurët nga Alzaimer është aftësia njohëse, kujesa), duke demonstruar se si disa ilaçe që veprojnë duke bllokuar një enzimë të quajtur Bace1, mund të jenë efektive tek njerëzit. Kërkimi është botuar në Journal of Experimental Medicine.
Hipoteza e proteinës amiloide
Për të kuptuar se si kërkuesit kanë arritur në këto përfundime, ne duhet të kthehemi një hap prapa. Sipas hipotezës më të besueshme, sëmundja e Alzaimerit shkaktohet nga akumulimi i proteinës beta-amiloide që formon pllakat në tru dhe ndërhyn me funksionin e sinapseve nervore (strukturat që lejojnë komunikimin midis neuroneve). Një enzimë e quajtur beta-sekretazë ose e njohur si Bace1 kontribuon në formimin e kësaj proteine. Tashmë sot ka barna të afta për të bllokuar këtë enzimë, të tilla si verubecestat dhe janë duke u eksperimentuar në pacientë, por mund të kenë efekte anësore dhe jo gjithmonë funksionojnë. Bace1, në fakt, është një enzimë e cila ndërhyn me proteina të tjera që kanë të bëjnë, për shembull, me koordinimin motorik. Kërkimi shkencor qëndron në faktin se minjtë, të lindur pa enzimë, i nënshtrohen çrregullimeve të zhvillimit të sistemit nervor.
Enzima Bace1
Çfarë ndodh, megjithatë, në minj të rritur tek të cilët enzima Bace1 është zhdukur? Kjo është çfarë kërkonin shkencëtarët të verifikonin, koordinuar nga Riqiang Yan i cili së shpejti do të bëhet kreu i Departamentit të Neurosciences në Universitetin e Connecticut, duke ndërhyrë një model gjenetik të kafshëve. Ata krijuan minj në laborator që gradualisht, me kalimin e kohës, e humbën enzimën Bace 1 dhe vunë re se ata ngelën të shëndetshëm dhe nuk u prekën nga Alzaimer.
Pa pllaka në tru
Me fjalë të tjera: reduktimi i aktivitetit të enzimës Bace 1, favorizon zhdukjen e pllakave. “Për njohuritë tona – komentoi Yan – është hera e parë që ne vëzhgojmë një reduktim kaq të rëndësishëm të pllakës në modelet e kafshëve”. Reduktimi i aktivitetit të enzimës lidhej gjithashtu me një rënie në nivelet e amiloideve (pllaka në tru) dhe zhdukjen e shenjave të tjera të Alzaimer-it, siç është aktivizimi i qelizave microglia. Jo vetëm kaq: në kafshët (subjekt i eksperimenteve) gjithashtu përmirësohet aftësia e të kuptuarit dhe kujtesa, edhe nëse studimet e elektrofiziologjisë në neuronët kanë treguar se pa Bace1 funksioni sinaptik nuk rifillon dhe se enzima ka për këtë arsye një rol në nxitjen e aktivitetit sinaptik
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



