E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Aman më jepni mandatin e tretë’ ,reagon Basha: Edi ik rri me familjen tënde, e humbe kohën kot dhe e le Shqipërinë në baltë
Publik News

‘Aman më jepni mandatin e tretë’ ,reagon Basha: Edi ik rri me familjen tënde, e humbe kohën kot dhe e le Shqipërinë në baltë

Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë.

Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro.

Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi.

Ekonomia ka ngecur.
Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar.

Punësimi ka ngecur.
Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna.

Shëndetësia ka ngecur.
Premtove shëndetësi falas dhe e cove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë.

Hyrja në Europë ka ngecur.
Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua.

Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro.

4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive.

Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra.

Ik rri me familjen tënde.

Shqipëria do të ecë para. Dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.