Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga ish-kryeministri
Zyra e shtypit të Ambasadës së SHBA në një reagim median thotë se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i pandryshuar dhe se do të përdoren të gjitha instrumentet në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin.
Duke iu referuar deklaratave të mëhershme të ambasadores Yuri Kim pas takimit me Bashën, Berisha tha se ajo “nuk ka asnjë provë përveç kërcënimeve me dogmën e barit, siç e ka përdorur Enver Hoxha”.
Ndërsa, Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim pak orë pas deklaratave të Berishës thotë:
“Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë“.
Konferenca për media e mbajtur sot nga Berisha vjen një javë pasi ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, kërkoi që ai të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, pas një takimi që ajo pati me Lulzim Bashën. Sali Berisha njoftoi sot se avokati i tij francez ka depozituar padi për shpifje ndaj Blinken në gjykatën franceze, duke e ftuar sekretarin e shtetit të dërgojë provat që disponon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



