E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada Britanike paralajmëron Policinë: Jo forcë ndaj studentëve!
Lajme

Ambasada Britanike paralajmëron Policinë: Jo forcë ndaj studentëve!

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar zyrtarisht pas përshkallëzimit të protestës studentore dhe përplasjeve të dhunshme në kryeqytet, duke kërkuar respektimin e së drejtës për protestë dhe shmangien e përdorimit joproporcional të forcës nga Policia.

Në një deklaratë të publikuar këtë të mërkurë, më 14 tetor 2026, përfaqësia diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar thekson se liria e shprehjes dhe e drejta për protestë paqësore janë të drejta të mbrojtura nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Megjithatë, Ambasada nënvizon se këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim për akte dhune apo dëmtim të pronës publike dhe private.

“E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Britanike.

Në reagimin e saj, përfaqësia diplomatike u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, të respektojnë të drejtat themelore dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

Deklarata vjen në një moment kur protesta studentore në Tiranë është përshkallëzuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe incidente në disa institucione dhe godina në kryeqytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.