E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada e SHBA flet pasi PD mori vulën: Pozicioni ynë i pandryshuar, nuk bashkëpunojmë me persona të shpallur non grata!
Lajme

Ambasada e SHBA flet pasi PD mori vulën: Pozicioni ynë i pandryshuar, nuk bashkëpunojmë me persona të shpallur non grata!

SHBA e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojë me Sali Berishën, pavarësisht se ky i fundit pas vendimit të apelit mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, Ambasada e SHBA në Tiranë ka theksuar se qëndrimi i Uashingtonit ndaj personave “non-garata” nuk ka ndryshuar, duke i mbyllur përfundimisht derën e bashkëpunimit Berishës.

Më tej në deklaratën e saj, Ambasada i dërgon dhe një mesazh deputetëve të opozitës që të mos bashkëpunojnë me persona të shpallur “non-grata” nga SHBA. Gjithashtu theksohet se lufta kundër korrupsionit mbetet angazhimi kryesor i presidentit Biden.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara“, shprehet Ambasada.

Ky reagim i Ambasadës së SHBA në Tiranë, vjen pasi Gjykata e Apelit i dha fund sagës së përplasjeve mes dy grupeve të PD-së, duke i dhënë përfundimisht vulën Sali Berishës. Me këtë vendim, Berisha kthehet në krye të PD-së, partisë opozitare më të madhe në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.