Ambasadori amerikan mesazh Presidentit të Çekisë: E mbështesim fort Kosovën e pavarur dhe sovran
Këto ditë kur presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, po flet gjithandej për mundësinë që shteti i tij të tërheq njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës, një mesazh i fortë i ka ardhur nga Ambasadori i SHBA’së në Republikën çeke, Stephen B.King, shkruan Gazeta Express.
Këtë mesazh King e ka dërguar pas një takimi që ka pasur sot me ambasadorin e Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiun.
Ai ka thënë se ShBA-ja ka mbështetje të palëkundur për Republikën e Kosovës, si një vend sovran dhe të integruar plotësisht në institucionet ndërkombëtare.
‘Ishte nder që të takohem këtë mëngjes me ambasadorin Arbër Vllahiu, dhe të riafirmojë me të mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane dhe të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar King në llogarinë e tij në twitter
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



