E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori amerikan takoi Bashën në PD, ja tre çështjet që diskutuan
Lajme

Ambasadori amerikan takoi Bashën në PD, ja tre çështjet që diskutuan

Zbardhen detaje nga takimi i sotem mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kreut te PD-se, Lulzim Basha.

Ambasadori ka takuar paraditen e sotme kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në selinë e PD.

Basha dhe ambasadori Lu shkembyen pikepamje mbi zbatimin e reformes ne drejtesi, luften kunder krimit dhe droges dhe proceset e ardhshme politike brenda Partise Demokratike”.

***

Takimi vjen ne nje moment qe ka plasur debati lidhur me kontratat e lobimit te PD, qe jane hedhur dyshime per financim nga burime te paidentifikuara ruse.

Vetë kreu i PD i ka mohuar keto akuza, teksa kryeministri Edi Rama i ka kerkuar te shkoje ne prokurori te jape shpjegime per kete ceshtje.

Sa i perket publikimit te artikullit nga revista amerikane “Mother Jones”, qe nxori dolumentet, Basha eshte shprehur pak dite me pare ne studion e gazetarit Blendi Fevziu:

“Ky përkthim është i shtrembëruar ka qenë në duart e anëtarëve socialist të komisionit.
Partia Demokratike ka marrë dy lobistë me kontrata publike të finanacuara nga burimet e ligjshme të partisë demokratike dh të deklarauar në kqz. Ky lobist ka dhe dy marrëdhënie të tjera që po kështu i ka deklaruar ligjërisht dhe tani ky artikull i paguarr pjese e njee fushate të paguar nga Edi Rama. Muzin ka plotësuar detyrimet e tij ligjore përpara ligjit amerikan, PD ka plotesuar detyrimet e saj ligjore para ligjit shqiptar , amerikan dhe europian. Muzin ka deklaruar kontrata që përbehen nga dy pjesë, kontratat me Partine Demokratike dhe me palët e treta. PD dhe ene mbajme përgjegjësi dhe japim llogari për për të gjitha veprimet e kryera në emër të Partisë Demokrarike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.